Thursday, October 10, 2013

Parashikim: Shqipëri - Zvicërr

Vendi: Tiranë, Qemal Stafa Koha: 11 tetor 2013 [e premte nga ora 20 e 30] Takimi: Shqipëri - Zvicërr   ''

Treni i fundit për Kupën e Botës 2014 për kombëtaren shqiptare pikërisht do jetë nesër në Qemal Stafa.   Një ndeshje të cilën e kemi pritur mjaft gjatë do ta kemi para nesh për 90 minuta në ditën e nesërme.  Rivali ynë do jenë pikërisht vëllezërit tanë, por që kësaj rradhe do mbajnë ngjyra tjera në krahasim me ne.  Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemajli, Admir Mehmedi, Pajtim Kasami do përjetojnë 90 minuta që do t'i mbajnë mend gjatë tërë jetës së tyre.  Ndeshja e parë mes dy kombëtareve i takoi ''zvicërranëve'' që fituan me rrezultat solid 2-0 në shtëpinë e tyre.   
 Ndeshja u zhvillua pikërisht në Zvicërr, por ngjyrat që mbizotronin në stadium ishin Kuq e Zi, kënga e cila ndëgjohej në stadium ishte O sa mirë me qenë shqiptarë o hej!  Edhe përzgjedhësi i kombëtares zvicrrane i tregoi mediave se ndjehet i befasuar nga ardhja e tifozëve shqiptarë për kombëtaren e tyre.  Megjithatë ai duket se nuk e ka në skuadër askënd që luan me gjithë zemrën e tij, sepse ka vetëm pak lojtarë që janë vërtetë të kombësisë zvicërrane.  Ai nuk e di vërtetë çfarë paraqet dashuria e madhe për kombin dhe kombëtaren në çdo çast pavarsisht rrezultateve, këtë e dimë dhe e kemi përjtuar gjithmonë ne, SHQIPTARËT.

Dje mbrëma kombëtarja zvicërrane ka zbarkuar në aeoroprtin e Nënë Terezës.   Synimet kryesore të gazetarëve ishin shqiptarët e kësaj kombëtare të cilët u paraqitën mjaft shkurt. 

Blerim Xhemajli: Ne duam një pikë. Kjo është ndeshje e futbollit. Ndjehem shumë i emocionuar  Valon 

Behrami: Pse të mos luajmë. Kjo është vetëm një ndeshje futbolli dhe jam i emocionuar si gjithmonë kur luaj futboll. 

Granit Xhaka: Nuk jam shumë i emocionuar tani, por do ndjehem ashtu të premten. E pamë çfarë përjetuam në Zvicërr, por të shohim se si do na presin në Tiranë. 

Xherdan Shaqiri: S'guxoj me fol para ndeshjes !   Vitin e kaluar Granit Xhaka kishte një rast fantastikë që humbet vetëm disa nga futbollistë amator, por ishte më e kuptueshme se zemra nuk i'a bëri që ai të realizoj gol ndaj atheut të cilit i përket.  Nuk ka rëndësi shkrimet që ata mbajnë në një pasaport që nuk i intereson askujt, me rëndësi janë ndjenjat dhe emri i tyre që dëshmon se janë shqiptarë dhe kjo nuk do ndryshoj asesi.  Te formacionet nuk ka mungesa te theksuar te kombëtaret, por një plus do ishte nëse Tulant Xhaka starton për Shqipërinë nesër. Vëllau i Granitit ka pranuar ftesën dhe do vendoset nga De Biasi se kush do startoj.  Deklaratat e djelmoshave pas ndeshjes së kaluar.

 
Parashikimi i autorit: Shqipëri 1-0 Zvicërr  ./veqsport 

No comments:

Post a Comment