Fabio da Silva ka deklaruar për mediat braziliane se ai është i gatshëm për tu larguar nga Manchester United.
Fabio kaloi sezonin e kaluar si huazim në Queens Park Rangers dhe ai pranon se koha për tu larguar nga kampioni aktual anglez po afrohet. "Unë nuk e di të ardhmen time. Unë mendoj se ka ardhur koha që në afatin e ardhshëm kalimtar apo edhe sezonin e ardhshëm, mund të largohen", tha mbrojtësi për ESPN Brasil. "Ka mundësi të mira.
Unë jam duke kërkuar për klube tjera. Nuk ka tani asgjë të sigurt, ne do të tregojmë vendimin më vonë''. "Unë dua të jem i lumtur. Unë dua të luaj, unë dua të jem me familjen time. Unë mund të rikthehem në Brazil, apo ndoshta jo, unë jam duke kontrolluar me agjentin tim për të parë se çfarë është më e mirë për mua"./veqpsport

No comments:
Post a Comment