Thursday, October 10, 2013

Deklarata e Armando Dukas për Adnan Januzaj

Kryetari i Federatës së Futbollit në Shqipëri, Armando Duka, e ka ftuar edhe publikisht futbollistin shqipëtar Adnan Januzaj që të zgjedhë kombëtaren e Shqipërisë. 

 18 vjeçari është në qendër të vëmendjes pas dy golave të shënuar në fundjavën e kaluar përballë Sunderland.  Gjatë emisionit Opinion në Klan, Duka si një prej të ftuarve ripërsëriti qëndrimin e tij dhe e ftoi edhe një herë Januzajn në kombëtare. 

 "Po ia bëj ftesën nga këtu dhe me sa mundësi do kemi do e mbajmë në pëllëmbë të dorës," është shprehur Duka, i cili shtoi se Shqipëria i ka bërë ftesë atij kur ai ishte vetëm 13 vjeç./veqsport

No comments:

Post a Comment