Friday, October 11, 2013

Zizou tregon se kush meriton Topin e Artë

Legjenda Franceze Zinedine Zidane mendon se Topin e Artë e meriton bashkëkombasi i tij i cili fitoi tripletën sezonin e kaluar. 
Zizou tregon se kush meriton Topin e Artë

Zinedine Zidane beson se Franck Ribery e meriton Topin e Artë para Cristiano Ronaldos dheLionel Messi.  Anësori i Bayern Munchen shënoi 11 gola dhe asistoi në 19 prej tyre në sezonin e kaluar, sezon që i dha Bayernit tripletën. 


"Ribery dhe Ronaldo të dy e meritojnë këtë çmim, megjithatë unë do i dhuroja Riberys. Ai bëri gjëra të jashtëzakonshme vitin e kaluar." 

 "Problem tjetër mund të jetë Messi i cili shënoi 55 gola, por shpresojë ta fitojë ai [Ribery]," u shpreh asistenti i trajnerit Ancelotti./veqsport

No comments:

Post a Comment