Monday, October 21, 2013

VIDEO: Performanca e Januzaj ndaj Southampton

Vetëm disa orë pas vazhdimit të kontratës me Manchester United, i riu shqipëtar bëri një tjetër performancë të jashtëzakonshme në barazimin e United 1-1 me Southampton. 
Adnan Januzaj ishte votuar si njeriu i ndeshjes në barazimin 1-1 në fundjavën që lam pas me skuadrën e Southampton. 
Januzaj, vetëm 18 vjeçar pritet të startojë përsëri në sfidën e së Mërkurës në Ligën e Kampionëve përballë Real Sociedad./veqsport  

Wednesday, October 16, 2013

Zyrtare: De Biasi vendosë për të ardhmen e tij

Zyrtare: De Biasi vendosë për të ardhmen e tij
Gianni de Biasi ka vendosur të qëndrojë edhe më tej tek kombëtarja Kuqezi. 


 Trajneri italian, që mori drejtimin e përfaqësuses dy vjet më parë, do të vazhdoje bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të futbollit dhe për dy vitet e ardhshme. 


 Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i përfaqësueses shqiptare në konferencën për shtyp, të mbajtur vetëm pak minuta më parë në ambjentet e Federatës shqiptare të futbollit. 

FOTO: Veturat më të mira të futbollistëve

FOTO: Veturat më të mira të futbollistëve
Mediat botërore kanë zgjedhur disa nga veturat më të bukura të futbollistëve të ndryshëm. 

  Siq tregon foto, lista pothuajse prihet nga Cristiano Ronaldo që ka shpenzuar plotë para për ta blerë ferrarin e tij të ri ./veqsport.com

Formacioni i javës nga ndeshjet e Kombëtareve

Janë mbyllur ndeshjet kualifikuese për Botërorin Brazili 2014. 

  Paraqitje mjaft interesante dhe dramatike u zhvilluan dje mbrëma derisa ne ju sjellim 11-shen më të mirë.

(4-3-3)
Akinfeew 
Lahm, Kompany, Vertonghen, D.Kombarov 
Valbuena, De Rossi, Özil 
Pedro, Dzeko, Van Persie 

./veqsport.com

Monday, October 14, 2013

VIDEO: Top 20 driblimet më të mira të Leo Messi

Sulmuesi Argjentinas Leo Messi është njëri ndër lojtarët me driblimet më të mira në botë, ndërsa ne kemi përzgjedhur 20 më të mirat të tij. 

 Katër herë fituesi i Topit të Artë Lionel Messi vjen ekskluzivisht tek ne me top 20 driblimet më të mira.

Zyrtare: Shqipëria lëndon Shaqirin, do mungojë dy javë

Zyrtare: Shqipëria lëndon Shaqirin, do mungojë dy javë
Xherdan Shaqiri e ka lënë kombëtaren Zvicërrane për tu kthyer në Munih i lënduar. 
Lojtarët e kombëtares Shqipëtare e kan lënë të lënduar Xherdan Shaqirin në ndeshjen që Zvicrra e fitoi në Qemal Stafa me rezultat 1-2. 

Xherdan Shaqiri është rikthyer tek skuadra Bavareze aty ku ka mësuar se do të mungojë për dy javët e ardhshme./veqsport

VIDEO: Mario nuk përmbahet, godet kameramanin

VIDEO: Mario nuk përmbahet, godet kameramanin
Mario Balotelli duket se e ka të pamundur të qëndrojë larg telasheve dhe problemeve. 





Futbollisti i Milanit, që u pezullua tre javë nga Komisioni Disiplinës për shkak të ofendimeve ndaj gjyqtarit kryesore pas ndeshjes me Napolin, këtë herë bëhet problematik dhe me përfaqësuesen italiane, pavarësisht se vetëm pak ditë më parë anëtari i Milanit kishte kërkuar falje publike për veprimet e tij. 
Balotelli i mërzitur nga përcjellja e kameramanëve, iu afrua njërit dhe provoi t'ia rrëzonte telekamerën, por pasi nuk ja doli mbanë në përpjekjen e parë, atëherë goditi mikrofonin duke e thyer atë./veqsport





Sunday, October 13, 2013

Formacioni i javës nga ndeshjet e Kombëtareve

Ne kemi përzgjedhur skuadrën e javës nga ndeshjet e Kombëtareve që u zhvilluan në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2014. 

Portjer:
 Karnezis (Greqi) 

Mbrojtës: 
Aurier (Bregu i Fildisht), Erazo (Ekuador), Hayrapetayan (Armeni), 

Mesfushorë: 
Xavi (Spanjë), Vidal (Kili), Mkrtchyan (Armeni), Townsend (Angli), 

Sulmues: 
Sanchez (Kili), Lukaku (Belgjikë), Robin van Persie (Hollandë)

VIDEO: Kampionati Australian nis me gol për Berishën

Sulmuesi shqipëtar ka shënuar golin e parë për skuadrën e tij Brisbane Roar, në edicionin e ri të A-League të Australisë në futboll. 




 Brisbane fitoi si skuadër mysafire e Wellington me rezultat 1-2 ndërsa Berisha shënoi golin e parë në minutën e 47'. 

 Goli i fitores për skuadrën e tij erdhi në sekondat e fundit të ndeshjes me autor Franjic.  Berisha sezonin e kaluar fitoi këpucën e artë me plot 21 gola ndërsa skuadra e Brisbane ishte shpallur kampion./veqsport

Top 10 lojtarët më të shpejtë në botë sipas FIFAs

Sipas një hulumtimi të FIFAs, mesfushori ekuadorian i Manchester Unitedit, Antonio Valencia është futbollisti më i shpejtë në botë. 

 Hulumtimi i detajuar i FIFA-së lidhur me matjen e shpejtësisë së futbollistëve ka marrë fund dhe pas përllogaritjes janë nxjerrë TOP 10 futbollistët më të shpejtë në botë nga shtëpia më e madhe në botën e futbollit. 

 Sipas tyre, mesfushori i Manchester Unitedit, Antonio Valencia është futbollisti më i shpejtë në botë me 35.1 km/h, ndërsa pas tij renditen Gareth Bale dhe Aaron Lenon

 Këta janë TOP 10 lojtarët aktual më të shpejtë në botë sipas FIFAs: 
 1 Antonio Valencia 35.1 km/h 
 2 Gareth Bale 34.7 km/h 
 3 Aaron Lennon 33.8 km/h 
 4 Cristiano Ronaldo 33.6 km/h 
 5 Theodor Walcott 32.7 km/h 
 6 Lionel Messi 32.5 km/h 
7 Wayne Rooney 31.2 km/h 
8 Franck Ribery 30.7 km/h 
9 Arjen Robben 30.4 km/h 
10 Alexis Sanchez 30.1 km/h

Saturday, October 12, 2013

Madrid rubbish Bale reports

Los Blancos have been quick to dismiss a report published by Marca which claimed the winger's injury was a serious problem
Real Madrid have released an official statement confirming that the extent of Gareth Bale's recent injury is not as serious as first thought, stating that forward is suffering from a small chronic disc buldge.

The statement comes as a direct response to an article published by Marca, with the publication claiming that Bale had suffered a slipped disc. The club have gone on to say that facts published by the newspaper are false.

''The information published, claiming that the player has a slipped disc on the L5-S1 vertebrae and a bulge on two others, is completely false,’’ the club confirmed on their official website.

''The player does not have a slipped disc, as the club's medical services stated clearly to the newspaper before the information was published. Surprisingly, the version the doctors offered this media outlet on Thursday 10 October has been omitted.’’

The club were quick to clarify the extent of Bale’s injury.

‘‘The player [Gareth Bale] has a small chronic disc bulge, which is extremely common among football players and by no means prevents him from carrying out his professional activity normally.’’

The Wales international, 24, has made three appearances in all competitions this season after moving to the Santiago Bernabeu in a world record €100 million deal from Tottenham over the summer.

VIDEO: Brazili mposht Korenë në miqësore

Skuadra e Scolarit e ka mposhtur Korenë Jugore me rezultat 2-0, në një ndeshje miqësore. 

 Brazili e ka mposhtur Korenë e Jugut me rezultat 2-0 me dy gola të shënuara nga Neymar dhe Oscar.

Braziliani i Barcelonës shënoi në minutën e 44' të takimit ndërsa ai i Chelseat shënoi në minutën e 47' të takimit./veqsport

Vlerësimet e lojtarëve: Shqipëri 1-2 Zvicërr


Shqipëri:
Berisha 6
Lila 6.5
Cana 6
Mavraj 7
Agolli 5.5
Bulku 6
Gashi 5 [deshtimi i ndeshjes]
Kaçe 7
Abrashi 6.5
Salihi 5
Rama 6.5

Zvicërr:
Benaglio 8
Lang 7
Schär 7
von Bergen 6.5
Rodriguez 8
Shaqiri 9 [lojtari i ndeshjes]
Behrami 7.5
Inler 6.5
Stocker 7
Xhaka 8.5
Seferovic 7

Deklaratat e Shaqirit dhe Xhakës pas ndeshjes

Shqipëtarët e Zvicrrës janë shprehur për mediat shqiptare, normalisht në gjuhën shqipe, pas triumfit 1-2 në Qemal Stafa.   '

'Shqipëria deshti fitoren dhe ishte normale. Kam kujtime të mira nga Tirana dhe falenderoj fansat për gjithë mbështetjen e tyre. Kam dashur që ne të ishim të parët e Shqipëria e dyta, por do shohim se çfarë kanë bërë kombëtaret e tjera. Besoj se në botëror gjithë shqiptarët do jenë me ne'', tha Xherdan Shaqiri

 ''Derbi ishte shqiptarë. Ishim ne 6 dhe ata 11. Ishte ndeshje emocionale , por ne jemi në Brazil dhe shikuesit panë ndeshje të bukur sepse u realizuan 3 gola. Momenti i himnit ishte emocional, ne kemi gjak shqiptar dhe doja ta këndoja himnin në fillim po më pastaj jo. Megjithatë rastin nuk e kam humbur me qëllim. Januzaj është lojtari i mirë i ri dhe shpresoj se do ka fat, por nuk e di se kë do e zgjedhë. Është vështirë të zgjedhësh, por nuk e di situatën e tij, por nuk është leht siq mendoni ju për zgjedhjen e kombëtares. Vëllau im mund të luaj dhe është në rrugën e duhur'', u shpreh Granit Xhaka.  '
'Ne u gëzuam se u kualifikuam në Brazil. Luajtëm në vendlindjen tonë dhe loja ishte emocionale. Normalisht se ne jemi 6 shqiptarë dhe do përfaqësojmë një pjesë të Shqipërisë në Brazil dhe besoj se fansat shqiptarë do krenohen'', deklaroi Admir Mehmedi

 ''Doja të luaja sot, por trajneri nuk vendosi ashtu. Jam shqiptar dhe kam emocione, por nuk më pëlqen se shqiptarët kanë pak inat dhe më kanë shajt shumë në Londër. Mua Federata Shqiptare nuk më kontaktuar kurrë, as nuk ka shfaqur aspak interes. Unë i kam shokë Xherdanin, Admirin, Valonin dhe të tjerët. Kisha kontakte me Lorikin dhe ai më ftoi të luaja për Shqipërinë, por isha i ri dhe nuk kisha kohë të vendosja," u shpreh Pajtim Kasami/veqsport.com

Friday, October 11, 2013

Formacionet zyrtare: Shqipëri - Zvicërr

Shqipëri: 
Berisha; 
 Lila, Cana, Mavraj, Agolli; 
Bulku, Gashi, Kaçe, Abrashi; 
Salihi, Rama; 

Zvicërr: 
Benaglio, 
Rodriguez, von Bergen, Schar, Lichtsteiner, 
Behrami, Inler, Xhaka, 
Stocker, Seferoviç, Shaqiri

VIDEO: Super goli i Klodian Duros vs Manchester City

Kur stadiumi të jetë ndezur plotësisht nga thirrjet Shqipëri, Shqipëri, pak minuta përpara goditjes së topit të parë të ndeshjes Shqipëri - Zvicërr, këmbët e Klodian Duros do të prekin sërish tapetin e “Qemal Stafas”, dhe hapat e tij drejt tifozëve, do të jenë ato të lamtumirës, pas një karriere të pasur në nivel klubesh por dhe me përfaqësuesen.

Cesc: Reina mund ta zëvendësoj Valdesin

Cesc Fabregas thotë se Pepe Reina ka gjitha aftësitë për ta zëvendësuar Victor Valdesin te Barcelona. 

  ''Victor ishte për 10 vite te Barcelona dhe do jetë vështirë të mos e shohim atë në portë kur kthejmë kokën mbrapa'' 


 ''Por Pepe [Reina] mund ta zëvendësoj atë sepse ai na njeh të gjithëve dhe vërtetë dhuron atmosferë në dhomat e zhveshjes'', tha Cesc ./veqsport.com

Ronaldinho: PSG jeton në zemrën time

Legjenda e futbollit, Ronaldinho ka insistuar se ai nuk është duke menduar për largimin nga Atletico Miniero, por thotë se çdo lojtar do të ishte i lumtur për të përfunduar karrierën në Paris St Germain. 
Ronaldinho: PSG jeton në zemrën time

Braziliani ka ende shumë simpati për PSG pas bashkimit me klubin francez nga Gremion në vitin 2001 dhe kaloi dy vjet në Francë. 

 33-vjeçari citohet të ketë thënë për Canal +: "PSG jeton në zemrën time, ky ishte klubi im i parë në Evropë''. 

 "Tifozët gjithmonë më trajtonin mua me dashamirësi më shumë se do të ishte normale, dhe tifozët ende më dërgojnë letra'', përfundoi ish-ylli i Barcelonës./veqsport

Zizou tregon se kush meriton Topin e Artë

Legjenda Franceze Zinedine Zidane mendon se Topin e Artë e meriton bashkëkombasi i tij i cili fitoi tripletën sezonin e kaluar. 
Zizou tregon se kush meriton Topin e Artë

Zinedine Zidane beson se Franck Ribery e meriton Topin e Artë para Cristiano Ronaldos dheLionel Messi.  Anësori i Bayern Munchen shënoi 11 gola dhe asistoi në 19 prej tyre në sezonin e kaluar, sezon që i dha Bayernit tripletën. 


"Ribery dhe Ronaldo të dy e meritojnë këtë çmim, megjithatë unë do i dhuroja Riberys. Ai bëri gjëra të jashtëzakonshme vitin e kaluar." 

 "Problem tjetër mund të jetë Messi i cili shënoi 55 gola, por shpresojë ta fitojë ai [Ribery]," u shpreh asistenti i trajnerit Ancelotti./veqsport

Thursday, October 10, 2013

Parashikim: Shqipëri - Zvicërr

Vendi: Tiranë, Qemal Stafa Koha: 11 tetor 2013 [e premte nga ora 20 e 30] Takimi: Shqipëri - Zvicërr   ''

Treni i fundit për Kupën e Botës 2014 për kombëtaren shqiptare pikërisht do jetë nesër në Qemal Stafa.   Një ndeshje të cilën e kemi pritur mjaft gjatë do ta kemi para nesh për 90 minuta në ditën e nesërme.  Rivali ynë do jenë pikërisht vëllezërit tanë, por që kësaj rradhe do mbajnë ngjyra tjera në krahasim me ne.  Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemajli, Admir Mehmedi, Pajtim Kasami do përjetojnë 90 minuta që do t'i mbajnë mend gjatë tërë jetës së tyre.  Ndeshja e parë mes dy kombëtareve i takoi ''zvicërranëve'' që fituan me rrezultat solid 2-0 në shtëpinë e tyre.   
 Ndeshja u zhvillua pikërisht në Zvicërr, por ngjyrat që mbizotronin në stadium ishin Kuq e Zi, kënga e cila ndëgjohej në stadium ishte O sa mirë me qenë shqiptarë o hej!  Edhe përzgjedhësi i kombëtares zvicrrane i tregoi mediave se ndjehet i befasuar nga ardhja e tifozëve shqiptarë për kombëtaren e tyre.  Megjithatë ai duket se nuk e ka në skuadër askënd që luan me gjithë zemrën e tij, sepse ka vetëm pak lojtarë që janë vërtetë të kombësisë zvicërrane.  Ai nuk e di vërtetë çfarë paraqet dashuria e madhe për kombin dhe kombëtaren në çdo çast pavarsisht rrezultateve, këtë e dimë dhe e kemi përjtuar gjithmonë ne, SHQIPTARËT.

Dje mbrëma kombëtarja zvicërrane ka zbarkuar në aeoroprtin e Nënë Terezës.   Synimet kryesore të gazetarëve ishin shqiptarët e kësaj kombëtare të cilët u paraqitën mjaft shkurt. 

Blerim Xhemajli: Ne duam një pikë. Kjo është ndeshje e futbollit. Ndjehem shumë i emocionuar  Valon 

Behrami: Pse të mos luajmë. Kjo është vetëm një ndeshje futbolli dhe jam i emocionuar si gjithmonë kur luaj futboll. 

Granit Xhaka: Nuk jam shumë i emocionuar tani, por do ndjehem ashtu të premten. E pamë çfarë përjetuam në Zvicërr, por të shohim se si do na presin në Tiranë. 

Xherdan Shaqiri: S'guxoj me fol para ndeshjes !   Vitin e kaluar Granit Xhaka kishte një rast fantastikë që humbet vetëm disa nga futbollistë amator, por ishte më e kuptueshme se zemra nuk i'a bëri që ai të realizoj gol ndaj atheut të cilit i përket.  Nuk ka rëndësi shkrimet që ata mbajnë në një pasaport që nuk i intereson askujt, me rëndësi janë ndjenjat dhe emri i tyre që dëshmon se janë shqiptarë dhe kjo nuk do ndryshoj asesi.  Te formacionet nuk ka mungesa te theksuar te kombëtaret, por një plus do ishte nëse Tulant Xhaka starton për Shqipërinë nesër. Vëllau i Granitit ka pranuar ftesën dhe do vendoset nga De Biasi se kush do startoj.  Deklaratat e djelmoshave pas ndeshjes së kaluar.

 
Parashikimi i autorit: Shqipëri 1-0 Zvicërr  ./veqsport 

Fabio konfirmon se do të largohet

Fabio da Silva ka deklaruar për mediat braziliane se ai është i gatshëm për tu larguar nga Manchester United. Fabio konfirmon se do të largohet

 Fabio kaloi sezonin e kaluar si huazim në Queens Park Rangers dhe ai pranon se koha për tu larguar nga kampioni aktual anglez po afrohet.  "Unë nuk e di të ardhmen time. Unë mendoj se ka ardhur koha që në afatin e ardhshëm kalimtar apo edhe sezonin e ardhshëm, mund të largohen", tha mbrojtësi për ESPN Brasil.  "Ka mundësi të mira. 

Unë jam duke kërkuar për klube tjera. Nuk ka tani asgjë të sigurt, ne do të tregojmë vendimin më vonë''.  "Unë dua të jem i lumtur. Unë dua të luaj, unë dua të jem me familjen time. Unë mund të rikthehem në Brazil, apo ndoshta jo, unë jam duke kontrolluar me agjentin tim për të parë se çfarë është më e mirë për mua"./veqpsport

Deklarata e Armando Dukas për Adnan Januzaj

Kryetari i Federatës së Futbollit në Shqipëri, Armando Duka, e ka ftuar edhe publikisht futbollistin shqipëtar Adnan Januzaj që të zgjedhë kombëtaren e Shqipërisë. 

 18 vjeçari është në qendër të vëmendjes pas dy golave të shënuar në fundjavën e kaluar përballë Sunderland.  Gjatë emisionit Opinion në Klan, Duka si një prej të ftuarve ripërsëriti qëndrimin e tij dhe e ftoi edhe një herë Januzajn në kombëtare. 

 "Po ia bëj ftesën nga këtu dhe me sa mundësi do kemi do e mbajmë në pëllëmbë të dorës," është shprehur Duka, i cili shtoi se Shqipëria i ka bërë ftesë atij kur ai ishte vetëm 13 vjeç./veqsport

Kur Ronaldo shënon, Reali nuk humb!

Një statistik mjaftë interesante është se sa herë që Cristiano Ronaldo shënon gol në La Liga, atherë Real Madrid nuk ka humbur asnjëherë. Kur Ronaldo shënon, Reali nuk humb!

 Ronaldo ka arritur kuotën e më shumë se 200 gola në të gjitha kompeticionet me skuadrën mbretërore. Që nga data 29 Gusht 2009, kur debutoi me Realin në La Liga, sa herë që ka shënuar, Real Madrid nuk ka pësuar humbje. 

 Në plot 90 takime të kampionatit spanjoll, prej të cilave 84 i ka fituar dhe vetëm 6 janë barazime[Sa herë që Ronaldo ka shënuar].  Në ndeshjet në La Liga, edhe tifozët duhet të jenë të qetë kur Ronaldo shënon gol./veqsport