Mario Balotelli duket se e ka të pamundur të qëndrojë larg telasheve dhe problemeve.
Futbollisti i Milanit, që u pezullua tre javë nga Komisioni Disiplinës për shkak të ofendimeve ndaj gjyqtarit kryesore pas ndeshjes me Napolin, këtë herë bëhet problematik dhe me përfaqësuesen italiane, pavarësisht se vetëm pak ditë më parë anëtari i Milanit kishte kërkuar falje publike për veprimet e tij.
Balotelli i mërzitur nga përcjellja e kameramanëve, iu afrua njërit dhe provoi t'ia rrëzonte telekamerën, por pasi nuk ja doli mbanë në përpjekjen e parë, atëherë goditi mikrofonin duke e thyer atë./veqsport